Qeveria mblidhet sot, në rend dite dhjetë pika, përfshirë dy projektligje

Qeveria mblidhet sot, në rend dite dhjetë pika, përfshirë dy projektligje

Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, në të cilën pritet të shqyrtojë dhjetë pika të rendit të ditës, që përfshijnë projektligje, propozim-vendime dhe çështje të tjera institucionale. Ndër pikat kryesore janë Projektligji për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave dhe Projektligji për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë. Ministrat pritet të shqyrtojnë edhe Draftin e Programit për Vlerësimin Ex-Post të Akteve Juridike për periudhën 2026–2028. Në rend dite janë përfshirë gjithashtu ndryshimet në vendimin për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare, si dhe propozim-vendimet për autorizimin e nënshkrimit të marrëveshjeve për sigurime sociale me Austrinë dhe Turqinë. Sipas agjendës së publikuar, mbledhja përfshin gjithsej dhjetë pika për shqyrtim./KultPlus.com