Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Qeveria ka kthyer paligjshmërinë në armë politike”, Lapaj: Rama vetë i nxiti ndërtimet pa leje, tani dërgon fadromat
Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar ashpër ndaj nismës së qeverisë për prishjen e ndërtimeve pa leje. Lapaj akuzon qeverinë se ka nxitur paligjshmërinë për përfitime elektorale. Ai u shpreh se Rama ka shtyrë në mënyrë të përsëritur afatin e legalizimeve para çdo palë zgjedhjesh. “Ne jemi kategorikisht kundër ndërtimeve pa leje, por… Ndërtimet pa leje nuk duhet të tolerohen në asnjë rrethanë. Askush nuk duhet të lejohet të ndërtojë jashtë kuadrit ligjor. Është fakt që në Shqipëri të marrësh leje është thuajse mision i pamundur. Kanë dashur ta shtyjnë qytetarin gjithë kohës në paligjshmëri që pastaj...