Qeveria i pesëfishon fondet/ Nga ekipet në letra, tek 1.2 miliardë në llogari për KOKSH

Qeveria i pesëfishon fondet/ Nga ekipet në letra, tek 1.2 miliardë në llogari për KOKSH

Në një vend ku sporti zhvillohet shpesh me sakrificë, me mungesë infrastrukture dhe mbështetje të qëndrueshme, qeveria shqiptare ka zgjedhur të katërfishojë fondet për një projekt të vetëm të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), duke kaluar nga 250 milionë lekë në mbi 1.2 miliardë lekë brenda pak vitesh. E gjitha në emër të projektit “Ekipet sportive në shkolla”. Askush nuk është kundër mbështetjes së sportit në arsim, përkundrazi. Por ajo që ngre pikëpyetje serioze është mënyra se si menaxhohet ky financim, transparenca që mungon, edhe pse ky privilegj fokusohet thuajse ekskluzivisht në KOKSH. Ndërkohë që federata të tjera, përfshirë ato...