Qeveria futet në borxh, merr 30 milionë euro nga BERZH për rehabilitimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë

Qeveria futet në borxh, merr 30 milionë euro nga BERZH për rehabilitimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka njoftuar këtë të martë, se ka miratuar një hua prej 30 milionë eurosh, për të mbështetur rehabilitimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridorit 8. Huaja është planifikuar të përdoret për ndërtimin dhe elektrifikimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë. Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare, BERZH bën me dije se ka aprovuar kredinë. “BERZH po i jep një kredi sovrane deri në 30 milionë euro Shqipërisë, në dobi të kompanisë shtetërore hekurudhore ‘Hekurudha Shqiptare’. Kjo plotëson një kredi sovrane prej 30 milionë eurosh nga BEI dhe 60 milionë euro grante investimi dhe asistence teknike nga BE përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor, të cilat u nënshkruan në fillim të këtij viti”,-thuhet në njoftim.