Qeveria e Kosovës: Prania e Radoiçiçit në tubimin e Vuçiçit dëshmon se Serbia qëndroi pas sulmit në Banjskë

Qeveria e Kosovës: Prania e Radoiçiçit në tubimin e Vuçiçit dëshmon se Serbia qëndroi pas sulmit në Banjskë

Qeveria e Kosovës ka thënë se prania e Milan Radoiçiçit në një tubim zgjedhor të listës së udhëhequr nga ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është “edhe një dëshmi tjetër e qartë” se sulmi në Banjskë të Zveçanit ishte “planifikuar, financuar dhe organizuar nga shteti i Serbisë”. Kështu ka deklaruar Qeveria e Kosovës për Radion Evropa e Lirë (REL), duke iu referuar sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, në veri të vendit, në shtator të vitit 2023, gjatë të cilit u vra një polic. Radoiçiç e ka pranuar përgjegjësinë për organizimin e këtij sulmi. Radoiçiç, ndaj të cilit Kosova ka lëshuar pesë fletarrestime gjatë viteve të fundit dhe i cili është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe për lidhje...