Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Qeveria çel skemat e investimeve në bujqësi, fermerët kanë afat deri në 30 shtator për të aplikuar
Qeveria shqiptare ka çelur zyrtarisht skemat e investimeve në sektorin bujqësor, duke ofruar mbështetje financiare, deri në 50% të vlerës së investimit për fermerët që aplikojnë në njërën prej nëntë masave prioritare të shpallura nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) njoftoi se skema mbulon një gamë të gjerë investimesh, që përfshijnë: Ndërtimin e serrave me sipërfaqe minimale 0,2 hektarë; Mbjellje të reja me pemë frutore, ullinj, agrume dhe vreshta në sipërfaqe jo më pak se 0,5 hektarë; Rrjeta antibreshër për sipërfaqe mbi 1 hektar; Sistem ujitjeje me pika për toka mbi 1...