Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Qershi mbi art e trashëgimi”, banorët e Kolanecit në Maliq promovojnë kulinarinë dhe traditat
Me qëllim promovimin e kulinarisë dhe krijimin e një tradite festive tëtë përvitshme, në fshatin piktoresk të Kolanecit, vetëm 5 kilometra nga qyteti i Maliqit, u organizua këtë fundjavë edicioni i parë i panairit “Qershi mbi art dhe trashëgimi”, një nismë e Bashkisë Maliq në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës. Me synim promovimin e trashëgimisë së pasur të zonës, kulinarisë, artit vendas dhe bukurive natyrore që ofron Kolaneci, Kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, e konsideroi nismën një hap drejt zhvillimit të mëtejshëm të turizmit rural. “Jemi në një nga fshatrat më të bukur të bashkisë Maliq, jo vetëm për natyrën, por edhe traditën dhe historinë. E meritonte Kolaneci këtë festë dhe të jetë ky një fillim i mbarë”, tha kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim...