“Qëndresa është rrugëdalja e vetme”/ Berisha: PD do të bëjë çdo gjë për zgjedhje të pavarura

“Qëndresa është rrugëdalja e vetme”/ Berisha: PD do të bëjë çdo gjë për zgjedhje të pavarura

Kryedemokrati Sali Berisha, u ndal sërish te zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, për të cilat këmbëngul se ishin “të vjedhura”. Fajtor bën kryeministrin dhe kryesocialistin Edi Rama, kur thotë se me të në krye nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Në konferencën e radhës për mediat, premtoi se Partia Demokratike do të angazhohet që shqiptarët të hedhin të lirë votën e tyre në kutitë e votimit. “Opozita dhe shqiptarët duhet ta kenë dhe e kanë të qartë se kurrë me Edi Ramën nuk mund të votojnë si qytetarë të lirë. Largimi i Edi Ramës është kushti i të gjitha kushteve që qytetarët shqiptarë të vendosin me vullnetin e tyre për qeverinë e ardhshme. Ndaj dhe PD do bëjë çdo gjë për të mobilizuar...