Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Qendrat e emigrantëve, media italiane: Shqipëria asnjë përfitim, madje punëtorët në Shëngjin po humbin punët
Të paktën 50 punëtorë të portit të Shëngjinit do të kenë humbur vendin e punës brenda një viti. Ky është çmimi jashtëzakonisht i lartë që kanë paguar qytetarët shqiptarë për zbatimin e protokollit për emigrantët të nënshkruar mes Romës dhe Tiranës: një informacion i sikletshëm dhe për këtë arsye i fshehur, por që është konfirmuar nga tre burime të ndryshme për Altreconomia.‘Arsyet janë banale-rrëfen një prej tyre-hapja e strukturës italiane e ka reduktuar ndjeshëm hapësirën në dispozicion dhe ardhja e anijeve ushtarake italiane në një port të tillë e vështirëson shumë logjistikën.’ Të gjithë e dinë, por askush nuk dëshiron...