Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Qendër shëndetësore verore në Kalanë e Beratit, Koçiu: 36 në të gjithë vendin, shërbime pranë pushuesve
👁7508
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe këtë vit ka marrë masa për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për pushuesit dhe turistët e huaj të cilët do të zgjedhin vendin tonë për të kaluar pushimet verore. I gjithë sistemi shëndetësor nga Thethi në Ksamil do të jetë në gatishmëri përgjatë gjithë sezonit veror për të garantuar ofrimin e shërbimeve në kohë dhe sa më pranë turistëve. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu së bashku me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe deputetin e sapozgjedhur të PS-së, Ervin Demo prezantuan në Berat...