
Qendër memoriale për At Gjergj Fishtën, por pa ‘gjurmë’ të tij
👁2838
Rruga që përshkon kodrat e fshatit Fishtë në Lezhë rizgjohet herë-pas-here nga tabelat informuese, që të kujtojnë gjurmët e rilindasit At Gjergj Fishta. Në këtë itinerar historik, shtëpia, muzeu dhe më pas një kullë e gurtë, e ftohtë, shfaqen si pika referimi, me memorialin e sapopëruruar të poetit kombëtar në qendër. E konceptuar si një udhëtim në shtigjet e Fishtës – ku ai lindi, jetoi dhe dha kontributin e tij – të martën kulla u bë ndalesë jo vetëm për të interesuarit mbi itinerarin fishtian, por edhe për përfaqësues të institucioneve qendrore e vendore, sikurse dhe dhjetëra banorëve. Përurimi i...
Burimi:
Syri.net