Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Qëlloi me armë në mes të lokalit në Tiranë, zbulohet kush është ish-kryekomunari në kërkim
👁12852
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në një lokal në rrugën “Sami Frashëri”, ku u raportuan të shtëna me armë zjarri. Sipas informacioneve zyrtare, konflikti shpërtheu për motive të dobëta dhe përfshiu disa shtetas, nga të cilët 8 janë arrestuar. Në lidhje me këtë ngjarje, është shpallur në kërkim Adriano Shabanaj, 51 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasit Kasem Stani, 40 vjeç. Megjithëse nuk pati persona të plagosur nga plumbat, Stani pësoi dëmtime të lehta nga goditja me qytën e pistoletës gjatë përleshjes. Shabanaj, ish-kryekomunar i Kurjanit në...