Qëllohet me plumb në fytyrë shqiptari në Itali, në gjendje të rëndë për jetën

Qëllohet me plumb në fytyrë shqiptari në Itali, në gjendje të rëndë për jetën

Fatos Cenaj ITALI- Fatos Cenaj, një shqiptar që banon në Padova të Italisë është qëlluar me plumb në fytyrë teksa udhëtonte me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 të paradites, në zonën e Alta të Padovës, në rrugën Casoni në Fontaniva. 59-vjeçari ka rënë nga biçikleta në momentin që është qëlluar dhe pranë tij ka mbërritur një auto-ambulancë. Në pamje të parë dukej sikur Cenaj ishte rrëzuar nga biçikleta, por mjekët konstatuan plagën e shkaktuar nga plumbi. Autoritetet po hetojnë për një atentat, por nuk përjashtohet as mundësia që ndonjë qytetar ka dashur të provojë pistoletën dhe ka qëlluar...
Burimi: Zeri.ai