Qëllohet me breshëri kallashnikovi makina ku udhëtonte personazhi i njohur në Greqi

Qëllohet me breshëri kallashnikovi makina ku udhëtonte personazhi i njohur në Greqi

Një makinë e blinduar është qëlluar me breshëri kallashnikovi këtë të premte në Nea Liosia në Athinë. Mediat greke raportojnë se dy persona që kanë qenë me motor kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të makinës së drejtuar nga 42-vjeçari G.L i njohur si bodybilder. U raportua se menjëherë pas sulmit, shoferi ka njoftuar policinë, i cili ka përshkruar se po ndiqej nga një motoçikletë. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa po punohet edhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Burimi: Vizionplus.tv