Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Qarkullonte me armë zjarri dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, e pëson dhe vëllai i tij
Një 27-vjeçar është arrestuar në kryeqytet pasi qarkullonte me armë zjarri dhe kërcënoi një shtetas gjatë një sherri. Në pranga ka rënë dhe vëllai i tij, 25 vjeç, pasi dyshohet se fshehu armën e zjarrit pas ngjarjes. Gjatë aksionit, uniformat blu sekuestruan armën e zjarrit me fishek në fole, gati për qitje, municionin luftarak dhe një automjet. Njoftimi: Reagimi i menjëhershëm i Policisë vë në pranga një 27-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri dhe kanosi një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Në pranga edhe vëllai i tij, i cili fshehu armën e zjarrit menjëherë pas ngjarjes. Sekuestrohen arma e zjarrit, me fishek në fole, gati për qitje, municion luftarak dhe një automjet. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim...