Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Qarkulloi me makinë në zonën e plazhit të Vlorës pranë pushuesve, e pëson drejtuesi i automjetit
Policia ka vendosur gjobë prej 53 mijë lekësh për drejtuesin e një automjeti që shfaqej në një video në rrjetet sociale duke lëvizur në bregdetin e Vlorës, në zonën e plazhit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Policia përmes një njoftimi, ku shkruhet se ai ka shkelur 3 nene të Kodit Rrugor, “Rregullimi i qarkullimit në qendrat e banuara “Shpejtësia” dhe “Mosrespektimi i sinjalizimit rrugor”. Po ashtu, Policia bën të ditur se drejtuesi i automjetit që u shfaq në video duke qarkulluar në plazh, nuk ishte efektiv policie, siç ishte përfolur. Njoftimi i Policisë: Reagim i Drejtorisë Vendore të...