Qante çdo ditë… më priste mua që tashmë nuk jetoja…
Ajo vajti dhe u ul krejt e vetme në tavolinë, në pritje të mikut të saj, mbase dhe të dashurit, nuk e di.Unë qëndroja ulur në tavolinën më të afërt. Ajo që më bëri përshtypje tek ajo ishte fakti që herë pas here, shihte orën. Mbase ai po vonohej shumë.Ndërkohë, ajo porositi një filxhan çaji për veten.Më tërhoqi vëmendjen shkëlqimi që iu shfaq në sy, mbase ishin lotë, nuk e di.Edhe unë isha ulur në pritje të dikujt, por ai u vonua, madje as që erdhi ndonjëherë. Kishte kohë që kishte ikur përgjithmonë. Që atëherë, e kam bërë zakon të vij këtu e të sjell ndërmend kujtimet.Vajza qante me dhimbje. Kamarieri iu afrua dhe i vuri mbi tavolinë disa facoleta letre, pa i folur as...
Burimi:
kultplus.com