Putin telefonatë me Trump: Rusia nuk ka “plane agresive” ndaj Evropës

Putin telefonatë me Trump: Rusia nuk ka “plane agresive” ndaj Evropës

Presidentët amerikan dhe ai rus zhvilluan një bisedë telefonike njëorëshe këtë të martë, ku Donald Trump i tha Vladimir Putinit se dëshironte një fund të shpejtë të luftës në Ukrainë. Kjo u konfirmua nga këshilltari për politikën e jashtme i Putinit, Yuri Ushakov, qe sipas tij kjo do të bënte të mundur rivendosjen e plotë të marrëdhënieve Uashington Moskë. “Kjo sipas presidentit amerikan do të kishte një ndikim të veçantë në lidhjet tregtare dhe ekonomike, dhe përfitime të mëdha për të dy vendet. Donald Trump është i etur të shohë një përparim të arritur gjatë presidencës së tij. Putin e mbështet këtë qasje”, tha Yuri Ushakov. Yuri Ushakov, tha se presidenti Putin e kishte siguruar  homologun amerikan  se Rusia nuk ka “plane agresive” dhe armiqësore...