Putin: Shitjet e naftës ruse në SHBA dhe tregjet globale, përfitime për ekonominë botërore

Putin: Shitjet e naftës ruse në SHBA dhe tregjet globale, përfitime për ekonominë botërore

Presidenti rus Vladimir Putin, pas një telefonate me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, tha të premten se shitja e furnizimeve me naftë nga Rusia në tregjet amerikane dhe globale do sillte përfitime për ekonominë botërore. Një deklaratë e Kremlinit tha se Putin tregoi se të dy udhëheqësit diskutuan sektorin global të energjisë, perspektivat për zgjidhjen e luftës në Ukrainë, situatën në Iran dhe marrëdhëniet dypalëshe. “Duke diskutuar gjendjen e sektorit global të energjisë, pala ruse riafirmoi gatishmërinë e saj për të furnizuar me naftë dhe produkte nafte SHBA-në dhe tregjet globale. Jam i bindur se kjo do të ketë një ndikim pozitiv në ekonominë globale në tërësi”, tha Putin. Në deklaratë thuhej se biseda i kushtoi “vëmendje të konsiderueshme” perspektivave për zgjidhjen e luftës së...