Putin pret emisarët e Trump: Europa të vendosë për luftë ose paqe: Kufiri i Ukrainës është këtu
Pas takimeve në Abu Dabi, përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë u zhvendosën në Moskë, ku Kremlini u bë skena e një tjetër raundi negociatash mes përfaqësuesve amerikanë dhe presidentit rus, Vladimir Putin. Të dërguarit specialë të Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, u pritën nga kreu i Kremlinit, me të cilin diskutuan mundësitë për një marrëveshje që do t’i japë fund konfliktit. Në tryezën e bisedimeve, çështja më e ndërlikuar mbetet territori, për të cilin Moska duket se nuk ka ndërmend të bëjë lëshime. Putin e bëri të qartë se për Rusinë nuk ka vend për interpretime të ndërmjetme sa i përket kufijve. “Sa i përket qëndrueshmërisë, përsosmërisë dhe besueshmërisë së paqes, edhe ne do të dëshironim që kjo paqe...
Burimi:
kohajone.com