Të shtëna me armë zjarri në Uashington, të paktën 4 persona të plagosur
Disa persona u plagosën të enjten në një incident me të shtëna me armë zjarri në kryeqytetin amerikan, Uashington, sipas raportimeve të mediave. Të shtënat ndodhën pranë zonës së Logan Circle, një lagje e frekuentuar që ndodhet në veri të Shtëpisë së Bardhë, njoftoi policia në platformën X. Televizioni CNN, duke cituar policinë, raportoi se të paktën katër persona ishin qëlluar me armë zjarri. NBC News raportoi se të shtënat ishin kryer në një palestër. Deri më tani nuk raportohet se është arrestuar ndonjë person, megjithëse NBC News raportoi se një i dyshuar ishte mbyllur në një apartament mbi palestrën dhe kishte ngritur barrikadë. Zona u rrethua në një perimetër të gjerë dhe në vendngjarje pati një prani të madhe policore, përfshirë edhe një helikopter...
Burimi:
syri.net