Ligji për Specialen në Kuvend, partitë me qëndrime të ndryshme, votimi shtyhet për të premten
Ligji për Specialen, i miratuar më 6 tetor me 88 vota në Kuvend, u kthye për rishqyrtim nga presidentja Justina Shiroka-Pula, pas kërkesës së PDK-së për ndryshimin e tij. Çështja ishte sot në vëmendje të Kuvendit pasi më herët u diskutua në Komisionin për Legjislacion. Nga PDK-ja, Blerta Deliu-Kodra bëri të ditur se është arritur dakordim me Vetëvendosjen që ligji të votohet në formën aktuale, ndërsa ndryshimet të bëhen përmes një nisme të re ligjore. Në anën tjetër, kryetari i Komisionit, Vigan Qorrolli, tha se Kuvendi ka vetëm dy mundësi: ta rikonfirmojë ligjin në formën e mëparshme ose ta lërë Kosovën pa të. Ndërkaq, AAK-ja kërkoi që menjëherë pas rivotimit të nisë procesi i amendamentimit, sipas procedurave të rregullta. Kundër kësaj nisme u shpreh edhe...
Burimi:
javanews.al