Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Putin paralajmëron Ukrainën: Shpresoj të mos ketë nevojë për përdorimin e armëve bërthamore
👁5154
“Nuk ka pasur nevojë për përdorimin e këtyre armëve bërthamore dhe shpresoj që të mos ketë nevojë”. Kështu është shprehur kreu i Kremlinit gjatë një interviste në televizionin rus. Ai theksoi se Moska është mjaft e fortë sa të arrijë atë që ajo kërkon. “Ne kemi mjaftueshëm fuqi dhe mjete për të sjellë, atë që nisi më 2022, në një përfundim logjik, me rezultatin që Rusia kërkon”, tha Vladimir Putin, president i Rusisë. Në nëntor të vitit të kaluar, Putin nënshkroi versionin e rishikuar të doktrinës bërthamore të Rusisë, ku përcaktohen rrethanat që i lejojnë atij të përdorë arsenalin bërthamor...