Putin nuk tërhiqet, hedh kartën e fundit, Donetsku bëhet çmimi i paqes, Trump përballë murit rus

Putin nuk tërhiqet, hedh kartën e fundit, Donetsku bëhet çmimi i paqes, Trump përballë murit rus

Paqja në Ukrainë përplaset me një kërkesë që mund të rrëzojë çdo marrëveshje. Vladimir Putin kërkon Donetskun, ndërsa Ukraina refuzon të dorëzojë territoret që ende kontrollon. Në mes të kësaj përplasjeje është diplomacia amerikane, e cila po përpiqet të rikthejë negociatat, por përballë ka dy pozicione që ende duken shumë larg një kompromisi. Pas më shumë se tre orësh bisedime në Kremlin, të dërguarit e Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, u larguan nga Moska me deklaratën se kishte pasur diskutime të rëndësishme, por pa një marrëveshje konkrete. Në qendër të konfliktit është territori. Sipas raportimeve të fundit, Moska kërkon kontrollin e plotë të Donetskut, ndërsa Kievi kundërshton çdo marrëveshje që do të nënkuptonte dorëzim territoresh. Pas Moskës, Witkoff dhe Kushner udhëtuan drejt Kievit,...