Putin në Forumin Ekonomik: Ku shkel këmbë ruse, aty është toka jonë!

Putin në Forumin Ekonomik: Ku shkel këmbë ruse, aty është toka jonë!

Ekonomia ruse ka njohur rritje, por kjo vjen kryesisht nga shpenzimet masive në industrinë e mbrojtjes. Edhe kjo rritje është drejt shterimit. Ministri rus i Zhvillimit Ekonomik, Maksim Reshetnikov, paralajmëroi se ekonomia ndodhet “në prag të recesionit”. Guvernatorja e Bankës Qendrore, Elvira Nabiullina, tha se “shumica e burimeve të pashfrytëzuara tashmë janë harxhuar”. Edhe pse Putin e mohoi krizën, duke cituar me ironi një shkrimtar të famshëm se “thashethemet për shuarjen e ekonomisë ruse janë shumë të ekzagjeruara”, shqetësimi brenda qeverisë ruse është i dukshëm. Forumi i Shën Petersburgut ishte menduar si një platformë për të treguar fuqinë ekonomike të Rusisë, por shkëlqimi është zbehur pas mijëra sanksioneve ndërkombëtare për luftën në Ukrainë. Shumë kompani perëndimore janë larguar. Megjithatë, disa sinjale tregojnë një interes për...