Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Putin i çmendur”, reagon Moska/ Kremlini “i butë” me Trump, zëdhënësi Peskov: Të gjithë jemi emocionalë
👁6444
Rusia ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili e ka quajtur presidentit rus, Vladimir Putin “të çmendur”. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se në këto kohë kur janë shtuar përpjekjet për fundin e luftës, të gjithë janë më emocionalë. “Sigurisht, fillimi i procesit të negociatave, për të cilin pala amerikane bëri shumë përpjekje, është një arritje shumë e rëndësishme dhe ne u jemi vërtet mirënjohës amerikanëve dhe personalisht presidentit Trump për ndihmën e tyre në organizimin dhe nisjen e këtij procesi negociator. Është një arritje shumë e rëndësishme. Ndërsa sa i përket...