Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Putin dhe Macron bisedojnë për herë të parë në telefon pas gati tre vitesh, presidenti francez: Prano armëpushimin në Ukrainë!
Presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi të martën presidentit rus Vladimir Putin të binte dakord për një armëpushim në Ukrainë “sa më shpejt të jetë e mundur”. Kjo është telefonata e parë midis dy udhëheqësve që nga viti 2022, tha pallati presidencial i Elizesë. Në një telefonatë dyorëshe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje të martën për një armëpushim në Ukrainë dhe fillimin e negociatave për t’i dhënë fund konfliktit, tha të martën zyra e presidentit francez. Macron “theksoi mbështetjen e palëkundur të Francës për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës” dhe “bëri thirrje...