PUSHTETI PARALEL/ Sejamini: Të gjithë njerëzit më të rëndësishëm të shtetit i raportonin Agasit
Analisti Neritan Sejamini ka zbërthyer skemën se si drejtuesit e institucioneve më kryesore në Shqipëri i raportonin një personi pa asnjë funksion zyrtar shtetëror, si Ergys Agasi. Sejamini shpjegoi fillimisht specifikën dhe përgjegjësitë e mëdha që ka Shërbimi Informativ Shtetëror në vendin tonë. “SHISH në Shqipëri është e një natyre kontinentale. Është shërbimi i brendshëm, është shërbimi i jashtëm. Në botë, shërbimi i jashtëm është ndryshe, dhe shërbimi i brendshëm është ndryshe. Në Shqipëri, shërbimi i brendshëm dhe shërbimi i jashtëm janë bashkë. Që do të thotë, Shërbimi Informator në Shqipëri, përveçse të na mbrojë nga agjentët e huaj, ka për detyrë të zbulojë, të informojë, për krimin e organizuar, për trafikun e drogës, për trafikun e armëve, pastrimin e parave, madje dhe krimet mjedisore....
Burimi:
ntv.al