“Pushteti lokal s’është më pushtet”, Tabaku: Qeveria po i trajton bashkitë si zyra vartëse!

“Pushteti lokal s’është më pushtet”, Tabaku: Qeveria po i trajton bashkitë si zyra vartëse!

Deputetja e PD Jorida Tabaku, ishte sot e ftuar në një emision televiziv ku mes të tjerash foli edhe në lidhje me vendimin e qeverisë shqiptare, për krijimin e Akademisë së Pushtetit Vendor, strukturë e përbashkët me Bashkitë për trajnimin e punonjësve. Tabaku u shpreh se pushteti vendor po trajtohet si drejtori në varësi të ministrit Arbjan Mazniku, ndërsa theksoi se nuk ka më një ndarje të qartë të pushtetit lokal.
Burimi: Sot.com.al