Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pushimet përfundojnë në tragjedi/ Makina përplas dy turistë, njëri humb jetën
Një aksident rrugor i rëndë është regjistruar sot në aksin Fushë Arrëz–Kryezi–Iballë, ku dy turistë që udhëtonin me motor janë përplasur me një automjet. Si pasojë e përplasjes, të dy turistët kanë pësuar dëmtime dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Pukës për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme, por një prej tyre ka humbur jetën pak pas përplasjes.