Pushime që përfundojnë me aksident, dy të rinj plagosen me motor në Sarandë (Detaje)

Pushime që përfundojnë me aksident, dy të rinj plagosen me motor në Sarandë (Detaje)

Një aksident me motorr ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor Sarandë-Ksamil në vendin e quajtur Manastir. Dy të rinj që ndodhen në Sarandë për turizëm ishin duke udhëtuar me motorr me drejtim nga Saranda drejt Ksamilit. 21 vjeçari Giussepe Dani, shtetas italian që ishte gjithashtu edhe drejtuesi i motomjetit me targë BV183 ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë është rrëzuar. Në motomjet sëbashku me 21 vjeçarin italian ndodhej edhe 21 vjeçarja shqiptare Artena Llani.
Burimi: Sot.com.al