Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Punonjësit e Air Albania në protestë: Na jepni rrogat, po rrezikohet jeta e qytetarëve!
Foto ilustruese TIRANË- Një grup punonjësish të kompanisë ajrore "Air Albania" ka ngritur alarmin për shkelje të rënda ligjore, vonesa në paga, shkarkime të padrejta dhe cenim të rëndë të sigurisë së pasagjerëve. Në një shkresë dërguar kryeministrit Edi Rama, zv.kryeministres Belinda Balluku dhe ministrit të Financave, Petrit Malaj, ata i kërkojnë qeverisë ndërhyrje të menjëhershme për të frenuar përkeqësimin e situatës. Në shkresën e tyre, punonjësit bëjnë me dije se pas emërimit të një drejtuesi të ri turk në krye të kompanisë, është krijuar një gjendje alarmante, ku jo vetëm janë cënuar të drejtat e stafit, por është vënë...