Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Punonjësi i ministrisë së Jashtme u përplas te vijat e bardha, reagon ministri Hasani: Kolegu ynë është jashtë rrezikut, autoritetet po punojnë për zbardhjen e ngjarjes
👁9567
Punonjësi i ministrisë së Jashtme, që u përplas këtë paradite nga një makinë teksa kalonte vijat e bardha, është jashtë rrezikut për jetën, thotë në një reagim ministri Igli Hasani. Ai thekson se autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. “Shpreh mirënjohjen time për Urgjencën Kombëtare, Spitalin e Traumës dhe Policinë e Shtetit për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar në reagimin ndaj aksidentit të ndodhur pak orë më parë, ku një koleg i yni u përplas nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ndërkohë që autoritetet përkatëse po punojnë për...