Punonjësi i kompanisë së internetit bie nga shtylla, përfundon në spital i plagosur!

Punonjësi i kompanisë së internetit bie nga shtylla, përfundon në spital i plagosur!

Punonjësi i një kompanie telekomunikacioni është rrëzuar nga lartësia teksa po punonte për instalimin e një linje interneti në rrugën “Shote Galica”, në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur sot (2 shtator), rreth orës 10:30, ndërsa dyshohet se I. D., rreth 50 vjeç, ka rënë nga një shtyllë gjatë punës. Punonjësi është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, grupet hetimore po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e rënies.