Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Punimet me grep në Korçë, ruhet tradita me teknikat e vjetra, një nga vlerat e trashëgimisë kulturore të qytetit
Mjeshtëria e punimeve me dorë vijon të jetë një ndër vlerat më të spikatura të trashëgimisë kulturore në qytetin e Korçës. Artizanet jo vetëm që ruajnë teknikat e vjetra, por i japin atyre jetë përmes punimeve të reja duke i sjellë të përshtatura në tematikë, kohë dhe funksion. Një prej tyre është edhe Natasha Çapa, e cila prej vitesh i është përkushtuar punimeve tradicionale me grep, shtiza dhe gjilpërë. Për të promovuar këtë mjeshtëri, ajo ka çelur ekspozitën “Artizania”, ku ka sjellë një koleksion të pasur punimesh që përfshijnë elementë dekorativë dhe utilitarë, të realizuar me përkushtim dhe finesë. Ekspozita...