“Punimet ecin shumë mirë”/Rama për superstradën Tiranë-Durrës:Realizimi arrin në 50%

“Punimet ecin shumë mirë”/Rama për superstradën Tiranë-Durrës:Realizimi arrin në 50%

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook disa foto nga procesi i punës në zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës. Ai shkruan për ndjekësit e tij në rrjetet sociale se punimet kanë ecur me ritme të shpejta, ndërsa deri më tani ka përfunduar 50% e realizimit fizik. “MIRËMËNGJES 😊 dhe nga kantieri i punës për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, Faza II, ku punimet kanë ecur me ritme shumë të mira e tashmë realizimi fizik ka arritur në masën 50%, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.    
Burimi: Opinion.al