Punime pa leje pranë plazhit, arrestohet 47-vjeçari në Sarandë. Pezullohet edhe polici

Punime pa leje pranë plazhit, arrestohet 47-vjeçari në Sarandë. Pezullohet edhe polici

Punime pa leje pranë plazhit, arrestohet 47-vjeçari në Sarandë. Pezullohet edhe polici Një 47-vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi dyshohet se po përgatiste një sipërfaqe pranë plazhit në lagjen nr. 4, për ndërtimin e një objekti pa leje.     Sipas Policisë, në zonë ishte sheshuar një sipërfaqe toke dhe ishin vendosur materiale ndërtimore. Nga verifikimet e kryera, dyshohet se punimet po bëheshin nga shtetasi A. R., 47 vjeç, banues në Tiranë, me qëllim ndërtimin e një objekti për aktivitet fitimprurës.   Në vijim të ndërhyrjes, policia hoqi dhe sekuestroi edhe 48 shezlongë dhe çadra të vendosura në hapësirën e plazhit, e cila, sipas njoftimit zyrtar, administrohej nga 47-vjeçari pa leje.   Rasti ka sjellë pasoja edhe brenda strukturave të Policisë së Sarandës. Specialisti i...