Punësime ‘me mik’ në Ministrinë e Punës, arrestohet ministrja në Sarajevë

Punësime ‘me mik’ në Ministrinë e Punës, arrestohet ministrja në Sarajevë

Policia në Sarajevë ka arrestuar Enda Paviç-Paçenkoviç, ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Personave të Zhvendosur dhe Refugjatëve, nën dyshimet për punësim të paligjshëm, konfirmuan nga Zyra e Prokurorit në Kantonin e Sarajevës. Policia ka bastisur zyrat e Ministrisë së Punës dhe Ministrisë së Shkencës, Arsimit dhe Rinisë në Kantonin e Sarajevës. Bastisjet dhe arrestimi i ministres së Punës janë në kuadër të vazhdimit të operacionit të quajtur “Zarfi”. Në kuadër të këtij operacioni, më 10 prill u arrestua ministrja e Shkencës, Adna Mesihoviç, po ashtu nën dyshime për punësim të paligjshëm. Zyra e Prokurorit në Kantonin e Sarajevës i...
Burimi: Top-Channel.tv