Puka në ‘errësirë’, moti i keq lë pa energji qytetin dhe disa fshatra
foto ilustruese PUKË- Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në disa zona të vendit. Që prej mbrëmjes së kaluar, qyteti i Pukës dhe disa fshatra përreth kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e defekteve të shkaktuara në linjat e transmetimit. Raportohet se linja 35 kV, që lidh nënstacionin e Fushë-Arrëzit me Pukën, ka dalë jashtë funksionit. Ky është defekti i dytë brenda një jave në këtë linjë. Ndërkohë, jashtë funksionit ndodhet edhe linja e emergjencës Koman-Pukë. Gjithashtu, janë dëmtuar dhe linja të tjera elektrike, duke lënë pa furnizimin me energji edhe fshatrat Qafë-Mali, Gjegjan dhe Rrapë. Grupet e punës kanë dalë në terren për riparimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike,...
Burimi:
zeri.ai