Festa e ditëlindjes u kthye në tragjedi, 31-vjeçarja shqiptare aksidentohet me dy fëmijët në Itali dhe humb jetën
aksidenti- Emanuela Shahini ITALI- Një aksident tragjik është regjistruar ditën e djeshme në Itali, ku një 31-vjeçare shqiptare ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi në provincën e Pordenones, teksa 31-vjeçarja po udhëtonte drejt Villanovës për të marrë pjesë në një festë ditëlindjeje, së bashku me dy fëmijët e saj të mitur, 6 dhe 4 vjeç, dhe një shok të tyre. Sipas raportimeve të mediave italiane, Emanuela Shahini humbi kontrollin e automjetit, i cili doli nga rruga dhe u përmbys. 31-vjeçarja nuk arriti t'u mbijetonte plagëve të marra, ndërsa vajza 4-vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo është transportuar me helikopter në spitalin e Udines, ndërsa dy të tjetrët po marrin mjekim në spitalin e Pordenones. Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta. Sipas raportimeve paraprake,...
Burimi:
zeri.ai