Publikoi skandalet për VIP-at shqiptarë/ Rrihet barbarisht Elton Tozaj, publikon foton i gjakosur
Gazetari Elton Tozaj ka denoncuar një tjetër sulm fizik ndaj tij. Pasditen e kësaj të enjteje, ai ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqet i gjakosur, duke bërë të ditur se është dhunuar. Përmes një postimi në InstaStory, Tozaj ka reaguar edhe me një mesazh kërcënues ndaj personave që, sipas tij, qëndrojnë pas sulmit. “Kushdo që e bëri këtë, do ta paguajë shumë shtrenjtë! Nuk më ndalni dot!”, shkruan gazetari. Deri më tani, Tozaj nuk ka dhënë detaje mbi vendin ku ka ndodhur ngjarja, rrethanat e sulmit apo identitetin e personave të përfshirë. Gjithashtu, nuk ka informacion të konfirmuar mbi autorët apo motivet e mundshme të dhunës. Ky nuk është rasti i parë kur gazetari pretendon se është përballur me dhunë fizike. Edhe...
Burimi:
ntv.al