Publikohet versioni i fundit i “La rondine” të Puccinit, me Ermonela Jahon në kast

Publikohet versioni i fundit i “La rondine” të Puccinit, me Ermonela Jahon në kast

Opera Rara ka publikuar regjistrimin premierë botëror të versionit përfundimtar të vitit 1921 të operës “La rondine” të kompozitorit italian Giacomo Puccini, ku interpreton edhe sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho. Ky version i veprës dallon nga partitura e njohur e vitit 1917, duke përfshirë ansamble të ripunuara, muzikë të kompozuar rishtazi dhe një përfundim dramatikisht të ndryshëm, më tragjik. Regjistrimi sjell për publikun një variant më pak të njohur të operës, duke zbuluar një tjetër dimension të krijimtarisë së Puccinit. Krahas Ermonela Jahos, në këtë realizim interpretojnë Iván Ayón-Rivas, Nicola Alaimo, Juan Francisco Gatell, Mattia Olivieri, Ellie Neate, Joanna Harries, Julieth Lozano, Jessica Robinson, David Shipley, Robert Lewis dhe William Thomas. Në regjistrim marrin pjesë edhe Orkestra Simfonike e BBC-së dhe Kori i...