Publikohet fotoja, ky është Aleksandër Matoja që do t’u shiste grupeve kriminale pistoletat e ardhura nga Turqia

Publikohet fotoja, ky është Aleksandër Matoja që do t’u shiste grupeve kriminale pistoletat e ardhura nga Turqia

Mediat kanë siguruar foton e Aleksandër Matoja, 28-vjeçarit të arrestuar që do të shiste dy pistoleta në zonën e Freskut në Tiranë për anëtarët e një grupi kriminal që vepron në zonë. Matoja u arrestua në zonën e Alliasit gjatë një aksioni të efektivëve të Komisariatit Nr.4 në kryeqytet. Aleksandër Matoja me origjinë nga Shkodra është person me precedent të mëparshëm penal për prodhim dhe shitje narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai u kap me 2 pistoleta, të cilat do t’i shiste për 3500 euro secilën.