Publikohet biseda / Trump i ulëriti Netanjahut: Mos gënjeni për urinë në Gaza, pashë faktet!

Publikohet biseda / Trump i ulëriti Netanjahut: Mos gënjeni për urinë në Gaza, pashë faktet!

Presidenti amerikan Donald Trump i ulëriti në një telefonatë të fundit kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për krizën humanitare në Rripin e Gazës. Sipas NBC News, e cila citoi zyrtarë të lartë amerikanë të paidentifikuar, biseda e ndezur telefonike u zhvillua më 28 korrik, pasi Netanyahu tha në një aktivitet se, pavarësisht raporteve të përhapura për urinë në Rripin e Gazës, njerëzit atje në fakt nuk po vuajnë për bukë. Trump u përgjigj publikisht të nesërmen se “nuk ishte shumë i bindur” për deklaratat e Netanyahut. Ai u shpreh se në enklavë ka “një uri të vërtet”, dhe kjo është diçka që nuk mund të falsifikohet. Pas këtyre komenteve të Trumpit, Netanyahu sipas të njëjtave burime kishte kërkuar një telefonatë me shefin e Shtëpisë së Bardhë,...