“Publikimi i videove intime i qëllimshëm”, avokatja:  Sa vite rrezikojnë përgjegjësit?

“Publikimi i videove intime i qëllimshëm”, avokatja: Sa vite rrezikojnë përgjegjësit?

Në panelin e të ftuarve në emisionin “Rudina”, këtë të enjte, më 1 tetor, u trajtua rasti i videove intime që kanë qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale, një çështje që ka ngjallur spekulime të shumta lidhur me arsyet që kanë çuar në publikimin e tyre. Sipas avokates Margarita Kola, përmbajtja e videove nuk përbën asnjë interes publik dhe, për këtë arsye, ajo vlerëson se motivet që kanë çuar në publikimin e tyre kanë qenë tërësisht dashakeqëse dhe të qëllimta. “Ajo që më shqetëson mua është kush ka interes për jetën e të tjerëve? Pranohet të thuhen lajme që trondisin opinionin, po atëherë kur opinioni ka interes për lajme të tilla, sepse gjithë shoqëria është e interesuar dhe afektohet. Ka një mision dashakeqës. Pse ka dalë...