Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Pse u tërhoq nga futbolli djali i Tottit, në moshën 19-vjeçare? Trajneri: Mbiemri i rëndoi shumë…
Cristian Totti, djali i legjendës së Romës, Francesco Totti, dhe prezantueses së njohur Ilary Blasi, ka vendosur të tërhiqet nga futbolli në moshën vetëm 19-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga vetë ai në një telefonatë për gazetën “La Nuova Sardegna”: “Po, kam vendosur të tërhiqem”. Vendimi i papritur vjen pas një karriere që kishte nisur me pritshmëri të larta, por që përfundoi në anonimat, në nivelet e ulëta të futbollit italian, si Serie D. Eksperienca e fundit e Cristian ishte tek Olbia, ku u aktivizua vetëm 6 ndeshje, duke grumbulluar 156 minuta lojë. Më parë kishte kaluar nga akademia e Romës,...