Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Pse sulltan Murati kërkoi 300 nuse në Dibër?
Historia më emocionuese e të gjitha kohërave, treguar si gojëdhënë: Gjysma e shekullit XVIII, ishte koha kur turqit kishin ngritur të tjera beteja luftarake, ndërsa në Shqipëri nisën të shkëputen disa feudalë, për të krijuar pashallëqet e tyre. Si vend i gjendur mes babëzisë së shteteve fqinje, Shqipëria ka qenë gjithmonë nën lakminë edhe të fqinjëve, si serbët e ardhur nga Nishi në Kalanë e Dodës, të cilët pretendonin të shtinin në dorë Dibrën me Lumën. Kjo fuqi serbe e përqëndruar në Kalanë e Dodës, para se të nndërmerrte sulmin për t’i prekur shqiptarët në nderin e familjes, u dërgon fjalë krerëve të Dibrës së Poshtme, Kalisit dhe katundeve rrëzë malit të Korabit, që t’u dorëzonin atyre 300 vajza të reja, për oficerët serbë. Por,...