Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Pse nuk shkarkohet Veliaj? Alimehmeti: Rama ka dosje për kryebashkiakët, prandaj nuk ngrenë kokën
Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak, e cila u karakterizua nga debatet, pasi këshilltarët e opozitës përsëritën kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt, pas marrjes së tij të pandehur, për këshilltarin demokrat Ilir Alimehmeti, evitoi problemet kryesore të Tiranës, si investimet dhe drejtimin. Në ‘Çdo kënd’ me Merita Haklajn ai tha se Këshilli Bashkiak duhet t’i propozojë Këshillit të ministrave shkarkimin e Veliajt, sipas ligjit. ‘U evitua të flitej për problemet e Tiranës. Çfarë bëhet me investimet dhe kryesimin e Tiranës? A është në legjitimitet Bashkia e Tiranës? Përgjigja është jo. Nëse nuk paraqitet për 3 muaj ai propozohet të...