Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Pse gjërat e bukura që i përjetuam na mundojnë dhe përpiqemi t’i harrojmë…?
“Vetëm vjeshta mbetet përjetësisht e re si poezitë më të trishta…”, nga Tassos Livaditis Gjërat më të bukura që përjetuam tani na mundojnë me kujtime dhe përpiqemi t’i harrojmë. Dhomat u mbushën me mobilje të kota, dantella të kohëve të tjera, letra që nuk u dërguan. Natën hëna më merr për dore dhe kthehemi në konviktin e vjetër, nga një dritare dëgjohen fjalët e rënda të një çifti që dikur ishte dashuruar me pasion. Gjithçka mbaron dhe vetëm vjeshta mbetet përjetësisht e re si poezitë më të trishta. Jam vetëm. Rrethinat janë plot aromë. Dëgjoj trenin që vjen dhe mbështes...