Pse fëmijët nuk e duan shkollën? Çka duhet të ndryshojë?

Pse fëmijët nuk e duan shkollën? Çka duhet të ndryshojë?

Alessandro D’Avenia Si e imagjinoj zilen e parë të vitit? Kështu: «Nga mbështjellëset dolën libra të rinj dhe aromatikë, plot me leximet nga më të pabesueshmet, njëri për speciet e panjohura të kafshëve, tjetri për popujt e ndryshëm dhe mbretërit e vdekur, i treti për vendet ekzotike, i katërti për magjinë e numrave». Këto rreshta të marra nga libri “Njerëz të Pavarur”, me autor fituesin e çmimit Nobel Haldór Laxness, përshkruajnë momentin e gëzueshëm në të cilin, në fillim të shekullit të 20-të, një mësues mbërrin në një mbrëmje të ftohtë, në një far të largët islandez. Fëmijët e bariut reagojnë me...